fbpx

Mc Kresha dhe Lyrical Son “bëhen të gjallë”, ja surpriza që kanë rezervuar

nga Revista Kosovarja

Gjersa sezoni veror është “bombarduar” me projekte të reja muzikore, këngë e hite nga të gjitha zhanret muzikore, mungonte dikush shuumë i pëlqyer.

Bëhet fjalë për dyshen fantastike Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët më në fund “u bënë të gjallë” duke paralajmëruar një surprizë për fansat e shumtë të tyre.

“Dilem jashtë” mban titullin kënga të cilën artistët e kanë paralajmëruar për ditën e sotme (15 korrik).

Kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip dhe mezi po pritet nga fansat e shumtë të dyshes së pandarë.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]