fbpx

Mc Kresha i bën dhuratë të veçantë gruas së tij

nga Revista Kosovarja

Në dhjetor të vitit të kaluar, Mc Kresha i dha fund beqarisë, duke u martuar me Erzina Shehun.

Dyshja e kishin mbajtur të fshehur lidhjen nga publiku, ndërsa u konfirmua në momentin kur qarkulluan fotografitë e dasmës.

Përmes një fotografie, bashkëshortja e Kreshës tregoi befasinë që ia bëri reperi, e që ishte një arush i madh dhe trëndafila të bardhë.

“Nga dashuria ime”, ka shkruar Erzina, e cila është në pritje të ëmbël dhe ka zbuluar gjininë e foshnjës, që është vajzë.

Për ndryshe, Mc Kresha është aktiv me projekte të reja, ndërsa planet rreth koncerteve njëherë janë pezulluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]