fbpx

Me biçikletë nga Zagrebi në Letincë të Stubllës për mbylljen e majit dhe Zonjën e Madhe

nga Revista Kosovarja

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë e mbyllë tradicionalisht muajin maj kushtuar nderimit të Virgjrës Mari në Shenjtëroren kombëtare të Zojës së Madhe Cërnagore, në Letnicë. Në këtë shtegtim marrin pjesë besimtarë nga të gjitha komunitetet e famullive të Kosovës.

Shenjtërorja e Zojës Cërnagore në Letnicë, përveç hireve e bekime të shumta Hyjnore, lidhet edhe me Shenjtën Ganxhe Bojaxhiun, sepse në këtë Tempull, pranë Virgjrës Maria, Nënë Tereza e ndjeu zërin e Zotit.

Të udhëtosh me biçikletë mijëra kilometra shkak të besimit, kjo duket hyjnore.

Dje me 17 maj dy besimtarë të famullisë që jetojnë dhe veprojnë në Diaspor, Vilson Kengji në Zvicërr dhe Markush Jozes në Kroaci janë nisur me bicikleta drejt shenjtërores së Zojës së Bekuar në Letnicë, pikërisht në maujin maj që i kushtohet Zojës.

Ata do të kalojnë nga Kroacia në Malin e Zi e pastaj në Kosovë. Në fillim të nisjes së tyre ata janë bekuar edhe nga misionari në Kroaci Dom Kristë Gjergji.

Qëllimi i tyre është lutja për gjithë bashkësinë krishtere dhe për njete personale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]