fbpx

“Më fal vajza ime, por kështu nuk jam ndjerë as me ty”, Fifi dhe Monika takohen në shtëpinë e Big Brother VIP

nga Revista Kosovarja

Fifi sonte është futur në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar Monika Lubonjën.

Dyshja kanë pasur një miqësi të fortë mes vete, derisa këngëtarja nga Kosova sonte zgjodhi t’i jap mbështetje Monikës duke qenë se është në nominim

Derisa aktorja Lubonja po dridhej nga emocionet pas takimit me Fifin, këngëtarja filloi të këndonte këngën që ajo e shkroi brenda mureve të Big Brother VIP, kënga me titull “Diell”.

“Më fal vajza ime, por kështu nuk jam ndjerë as me të”, ishin fjalët e Monikës drejtuar surprizës që i bëri Fifi.

“Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar në jetën time. Unë këndova diellin për një arsye, pasi atje jashtë na pret dielli, kështu që t’i duhet të buzëqeshësh, pasi ti je shumë pozitive”, ishin fjalët e Fifit për Monikën, derisa kjo e fundit tha se kam fituar një vajzë të dytë.

“Unë nuk e di por kam fituar një vajzë të dytë”, tha Monika.

Kujtojmë se televotimi është mbyllur, dhe njëri mes Monikës dhe Arbrit do të largohet sonte nga BBV.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]