fbpx

“Me fat që kam një baba si ti”, Jonida Maliqi i dedikon fjalët e veçanta për ditëlindje të atit

nga Revista Kosovarja

Si rrallëherë Jonida Maliqi ka ndarë një fotografi me babain e saj, i cili feston sot ditëlindjen.

Këngëtarja ka pozuar krah prindërve ndërsa ka shkruar dhe fjalët më të bukura për të shtrenjtin e saj.

Mes të tjerash, këngëtarja thotë se është e lumtur që ia ndjen ende aromën ashtu sikur ishte e vogël.

“Do më duheshin ditë e netë të tëra për të të shprehur me fjalë dashurinë, respektin dhe fatin e madh që kam një baba si ti. U bëfsh 100 vjeç o krijesë e rrallë e kësaj toke! Të dua aq shumë sa edhe e vogël kur të duhej të shkoje me shërbim unë nuk flija dot pa pulovrën që mbante era babush dhe jam më se e lumtur që këtë erë e ndjej sot e kësaj dite në shtëpi.“, shkroi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]