fbpx

“Me inate, s’mbahet shtëpia”!

nga Revista Kosovarja

Kush e përmendi e kush nuk e përmendi UÇK-në, është temë që po e hap një debat pas 22 vitesh të luftës në Kosovë.

Treshja qendrore e institucioneve të Kosovës, kanë shkuar në Koshare, për t’i nderuar dëshmorët, luftëtarët dhe lirinë e vendit. Më shumë se duke qenë aty ku është vendi, nuk ka ku të shkojë. A e përmendi presidentja UÇK-në, apo nuk e përmendi, duke qenë në vendin e ngjarjes në Koshare, qon peshë te inatqinjët politikë. Ata ishin aty dhe nderuan altarin ku pushojnë heronjët.

Për sa i përket UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, duhet të ngrihet një debat tjetër:

Sa janë stimuluar ekonomikisht pjesëtarët e UÇK-së?

Rreth 60 prej tyre që kanë qenë në vijën e parë të frontit, kanë bërë vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe për shkak të kushteve të papërballueshme sociale.

Askush nga shteti paraprak, nuk e hapi debatin pse u flijuan në paqë rreth 60 ish-ushtarë të UÇK-së.

Ata ishin më të sinqertit siç thonë shumë burime në terren dhe ata kurrë nuk u trokitën në derë pushtetarëve.E mbaruan misionin e vet dhe u kthyen në shtëpi, pranë familjeve. Duke mos u stimuluar ekonomikisht me asgjë, ata u futën në depresione personale dhe bënë vetëvrasje. Ku ishin pushtetarët?

Çka arritën veteranët e UÇK-së që u përmendën ditë e natë dhe në çdo praneverë pa ia nda?

Përgjigja është e thjeshtë:

Arritën te vetëvrasja, disa që nuk e përballuan skamjen e disa të tjerë e kanë thënë herë pas here se nuk e kishin menduar lirinë e Kosovës, kështu siç ishte. Pra, fjala është për t’i dhënë hakun çdokujt ashtu siç e meriton ushtari që del të flijohet për vendin e vet.

UÇK, ka qenë e popullit dhe nuk u përket individëve. Çdo kund në botë, statuti i luftëtarëve përcillet me stimulime materiale dhe financiare, ndërkaq çka ka ndodhur te ne? Për ta gëzuar pagën e veteranit të UÇK-së, është dashur të heq dorë nga paga e punës profesionale çdo kush që ka qenë në UÇK. Kaq është punuar për veteranët e UÇK-së. Veteranët e UÇK-së, kanë familje të cilët duhet shkolluar dhe siguruar ekzistencialist deri në masën e një standardi normal dhe këtë duhet ta sigurojë shteti. Shteti, nuk u del hakut veteranëve as atyre që kanë dhënë për lirinë e vendit, vetëm duke e përmendur emrin UÇK,por edhe duke i mbrojtur ata me masa stimulative.

Safet Krivaca

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]