fbpx

“Më ka bezdisur” Eros Grezda flet për lidhjen me Oriola Marashin dhe për romancë të re

nga Revista Kosovarja

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë viteve të fundit për shkak të lidhjes së dashurisë me modelen Oriola Marashi. Ai ka thënë për “Sport Magazine” se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Erosi.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti tha:

Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është shumë spontane”.

Pas ndarjes nga Oriola, Eros u përfol për një lidhje me një modele spanjolle por duket se mes tyre nuk paska pasur asgjë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]