fbpx

“Më ka ngacmuar”/ Teuta i del në mbrojtje Bleros, pas akuzave nga Linda

nga Revista Kosovarja

Aktorja Teuta Krasniqi ka komentuar deklaratën e bujshme të Linda Halimit për Bleron, ish-bashkëshortin e saj. Ajo i ka dalë në mbrojtje këngëtarit pasi ky i fundit u akuzuar për ngacmim seksual nga kolegia e tij, Linda Halimi. E ftuar në “Prive”, Krasniqi tha se Blero nuk do ta linte me kaq këtë gjë.

“Para disa dite ma ka përmendur dikush që jam përmendur në Big Brother. Unë kam dëgjuar që jam përmendur në Big Brother, nuk është që nuk e kam shikuar, i kam shikuar 4-5 Prime, nuk jam shumë fanatike, nuk jam shikuese e devotshme e asnjë emisioni ose seriali deri në atë masë, por e di që më kanë përmendur, është në rregull nuk më ka penguar. Nuk më bën më përshtypje që më përmendin edhe kur flasin të pavërteta si kanë folur. E lë që të kalojnë, ai që do ta kuptojë e kupton ai që s’do e lë ashtu. Nuk e di është një fazë që je veç rahat,”- u shpreh Teuta.

Gjatë qëndrimit në “BBVK”, Linda Halimi tha se Blero e kishte ftuar të shkonin në hotel kur kishte qenë i martuar me Teuta Krasniqin.

“Blero ka egon, arrogancën. Është deluzional pafund e njoh para 12-13 viteve. Ka qejf të bëjë shaka, por e tejkalon limitin. E mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit,”- tha Linda.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]