fbpx

Me kë është Kurti, Amerikën apo Gjermaninë, çfarë thotë ai?

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se investon në atë që kanë të përbashkët Berlini dhe Uashingtoni.

Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet se kë do ta zgjedhte në mes Uashingtonit apo Berlinit.

“Edhe Gabriel Escobar ka thënë se Ballkani i Hapur duhet të përbëhet nga gjashtë shtete”, ka thënë Kurti në “Syri TV”.

Ai është shprehur i vetëdijshëm për divergjencat gjeopolitike që kanë SHBA-ja me Gjermaninë.

Kurti e ka vlerësuar rolin e të dy shteteve; SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor së pari e ka vizituar Prishtinën për t’u takuar me Kurtin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]