fbpx

Me kostumin tradicional të Vlorës- Mira Murati që i dha jetë ChatGTP i jep fund beqarisë

nga Revista Kosovarja

Mira Murati, shqiptarja që i dha jetë inteligjencës artificiale ChatGPT, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskan, Itali.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali – foto apo video – nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Megjithatë, disa detaje kanë dalë: në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike dhe krenare.

Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]