fbpx

“Më “mbytën” miqtë nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin”, reagon përsëri Rama

nga Revista Kosovarja

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar sërish për dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai më herët në një postim në ‘Twitter ‘ tha se të mos jesh dakord me kryeministrin Kurti është demokratike, por se ta shprehësh kundërshtinë me dhunë është të njollosësh veten.

Për këtë koment, Rama tha se e “mbytën” miqtë nga Kosova se pse e ka mbrojtur Kurtin.

“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme”, tha ai.

Rama, duke thënë se e di se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës demokratike, tha se uron që opozita të distancohet nga sjellja.

“Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë”, u shpreh Rama

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]