fbpx

“Më mirë një profesor që vallëzon, se një që ushtron dhunë”, mbështetja ndaj profesorit të Vushtrris nga artistët shqiptarë

nga Revista Kosovarja

U bë i njohur në rrjetin social “TikTok” me vallëzimet e tij, profesori nga Vushtrria, Lulzim Paci fitoj zemrat e mijëra përdoruesve të këtij rrjeti.

Ai madje falë këtyre vallëzimeve mori epitetin si “Profa i Tik Tok-ut”, shkruan “Kosovarja”.

Por jo të gjithë e mirëpriten këtë veprim të profesorit Paci. Por këto video kanë bërë që në adresë të tij të bëhen edhe komente e fyerje të shumta.

Si rrjedhojë e kësaj në mbështetje të profesorit reaguan këngëtarë e artistë të ndryshëm të estradës shqiptare.

Disa prej tyre që shkruajtën së fundi janë, Adelina Ismaili, Engjëllusha Salihu, Ermal Fejzullahu, Gold AG, Yllka Kuqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]