Përshëndetje juve. Ju lus që këtë ketër ta publikoni sa më shpejtë.
A besoni që s’ka ma zi se me u dashuru e mashtru njëkohësisht. Tri vite kam qenë në lidhje me një këngëtar nga Kosova, që jeton herë këtu e herë jashtë vendit, me shpresën se do të më marrë e do të jetojmë të lumtur bashkë, siç më kishte premtuar. E kam ditur që është i martuar, por më thoshte që është në prag të ndarjes. Një ditë veç është zhdukur, bashkë me borxhin prej 2.000 euro që ja dha babai im. Nuk më ka mbetur tjetër veç të dal me emër e ta bëjë siç thotë populli “përrallë me tupan”. Shpresoj kjo letër do të jetë thirrje për këtë njeri që po më prish edhe me babain tim.
“Flutura”