Familja e Sabri Fejzullahut është e njohur dhe e ndjekur mjaftë nga publiku shqiptar.
Duke qenë këngëtar të dashur për publikun, Ermali e Sabriu vazhdojnë të sjellin hite të mëdha në tregun muzikor, shkruan “Kosovarja”.
Në çdo festë ata kujdesen të ndajnë imazhe të bukura familjare duke zgjedhur fjalët më të mira për të uruar popullin shqiptar.
Kësaj radhe Ermali zgjodhi një foto të bukur familjare duke shkruar: “Me fat festen e Fiter Bajramit te gjitheve kudo qe jeni. Shendet e begati juve dhe familjeve tuaja . Me rrespekt familja Fejzullahu”, ishin fjalët krahas imazhit./Kosovarja/