fbpx

Me një veshje unike, Rita uron një fundjavë festive për fansat

nga Revista Kosovarja

Rita uroi fansat për një fundjavë festive.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, prej muajsh është duke qëndruar në Australi.

Ajo tashmë është përshtatur me qëndirmin në atë vend, ndërsa është shumë e angazhuar edhe me disa projekte.

Së fundi, artistja ndau disa fotografi, në të cilat shfaqet atraktive, duke reklamuar linjën e re të këpucëve në bashkëpunim me “ShoeDazzle”.

Me këtë rast, këngëtarja uroi fansat me rastin e Pashkëve, duke shkrua “Gëzuar fundjavën e Pashkëve të gjithëve !!!”.

Kujtojmë se Rita Ora po shijon aktualisht suksesin e mini-albumit “Bang”, ndërsa pritet që së shpejti të sjell edhe disa këngë të reja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]