fbpx

Me një video emocionuese, Bebe Rexha tregon gjithçka për raportin me të atin

nga Revista Kosovarja

Shumë personazhe të njohur ju kanë bërë dedikime të ndjera prindërve të tyre në rrjete sociale me rastin e Ditës së Baballarëve.

Bebe Rexha ishte një ndër ato që shkroi fjalët më të bukura për babain e saj.

Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën shihet duke u përqafuar me të atin pak para nisjes së një performance.

Këngëtarja ka treguar se në fillimet e karrierës ka qenë gjithmonë babai ai që e qetësonte kur duhej të ngjitej në skenë për të kënduar.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan Bebe përkrah postimit të saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]