75
Sot Donaldi u përball me skenë të rëndë brenda “Big Brother VIP”. Dikush, i identifikuar si fans i Borës, i dërgoi një mesazh që nga jashtë shtëpisë.
“O Donald o maskara! Ke bërë gabimin më të madh”, i tha ai.
Kjo dhe gjithë situatat e ndodhura së fundmi pas romancës me Beatrix Ramosajn, kanë rënduar gjendjen psikologjike të aktorit.
Ai ka treguar se nuk po duron më brenda shtëpisë së “Big Brother”, teksa ka kërkuar që të dalë.
“Më nxirrni që këtu!”, ka shkruar Donaldi mbi një pasqyrë.