fbpx

Me poza provokuese, Flaka Krelani ju përshëndet me zë të Amerikës

nga Revista Kosovarja

Flaka Krelani kohët e fundit është bërë më aktive në rrjete sociale dhe mjaft e komentuar për ndryshimet në pamje.

Ka disa muaj prej kur këngëtarja nga Kosova është shpërngulur në Amerikë, ku si duket ka ndër mend të zhvillojë karrierën e saj, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtaren kohëve të fundit e kemi parë duke eksperimentuar mjaft shumë me dukjen e saj dhe nuk i kursen aspak as pozat provokuese.

Së fundi ajo ka publikuar disa imazhe mjaft të nxehta me bikini, duke vënë në pah kështu linjat trupore.

“Ju flet, zeri i Amerikës!” ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Flaka përndryshe ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]