Ylli hollivudian me prejeardhje shqiptare, Rita Ora sërish ka treguar se është krenare për origjinën e saj shqiptare.
Këngëtarja ka postuar një video në llogarinë e saj në “TikTok”, ku shpalos kulturën shqiptare me fansat e saj të huaj, shkruan “Kosovarja”.
Artistja shfaqet duke kërcyer këngën që është bërë virale në “TikTok”, një miksim i hitit “Love Nwantiti” me remixin shqiptar të këngës “Habibi”.
Ajo duket se e ka shijuar këngën, dhe kështu duke e kërcyer nën ritmin e valles popullore shqiptare sjfaq lumturinë e saj.
@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage
♬ Love nwantiti x Habibi DJ Gimi O Albanian remix – sxsryion21
Këngëtarja ka shkruar se për këtë është frymëzuar nga dy motrat me origjinë shqiptare “Mian Twins”, të cilat kanë një influencë të madhe në “TikTok”.
Kujtojmë se, Rita Ora së bashku me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max, një nga artistet më të famshme në botë vijojnë ta tregojnë pa kurrfarë hezitimi origjinën e tyre.