fbpx

Më të dashuruar se kurrë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shëtisin të përqafuar rrugëve

nga Revista Kosovarja

Çifti që kurorëzuan dashurinë muaj më parë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk po i lënë anash daljet e përbashkëta në publik.

Së fundmi Affeck u fotografua me një ‘Frappuccino’ në dorë, me krem ​​pana sipër, gjatë një kafeje me Lopez në Santa Monica, Kaliforni.

Aktori, 50 vjeç dhe gruaja e tij, 53-vjeçare, dukeshin më të dashuruar se asnjëherë më parë gjatë daljes, duke mbështjellë fort krahët rreth njëri-tjetrit në një përqafim të ngrohtë.

Dalja e fundit e çiftit vjen tre muaj pasi dyshja u martuan në shtëpinë e tij në Gjeorgji.

Çifti, të cilët ishin fejuar në fillim të viteve 2000, u rilidhën në vitin 2021 dhe u martuan në një ceremoni intime në Las Vegas gjatë verës, e ndjekur nga festimi i tyre më i madh në shtator.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]