fbpx

“Më thanë mos qajë para tij”, Muqolli tregon për takimin e parë me babanë, pasi serbët ia kishin vrarë pjesën tjetër të familjes

nga Revista Kosovarja

Elhame Muqolli e mbijetuara e masakrës së Poklekut të Vjetër ka treguar nga takimi i parë që pati me babanë e saj, pasi forcat serbe ia kishin mbytur nënën, tri motrat dhe dy vëllezërit.

Muqolli në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se para se ta takojë babanë e saj, iu është kërkuar që të mos qajë para tij, por të bëhet e fortë.

“Ai e kish kuptu. Më thanë që baba po vjen. Mua më përgatitshin që unë duhna mmmn e fortë para babës e me ju premtu që nuk qes pikë loti para tij, e ata e përgatitshin andej që duhet me kon i fortë para meje. Takimi i parë u kon vec përqafimi, amo jo fjalë. Nuk ma ka lyp rrëfimin ai. Unë nuk besojsha pa e pa me sy vet, nuk besojsha që është gjallë”, tha ajo.

Tutje ajo tregoi se si babai i saj kishte shkuar në shtpëinë ku ndodhi masakra, për të parë mos ndokush ishte ende gjallë.

“Ma e keqja ëështë për ata që kanë mbet gjallë. Herën e parë që e kom taku babin, me axhën ka shku me kqyr në shpi se a ka mbet dikush I gjallë. Kur kanë shku, në atë natë tha e kishin lon qeshmen lshut e u nijke uji. Axhi ka thon une po shkoj I pari, që nëse eshte dikush, mem vra mu, e qe ndëgjoni ju mos u afroni. Kur kanë shku këta, I kanë pa kanë qenë të djegun, pjesa përmbi, psh flokt e teshat, Jon kthy e kanë pa që s’është mo kerkush i gjallë”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]