fbpx

“Me ty kam fantazuar çdo gjë” Konkurrenti bën deklaratën e fortë për Anën

nga Revista Kosovarja

Me hyrjen e Anës në programin Për’puthen, një pjesë e madhe e djemve kanë shfaqur interes për të.

Interesi ka qenë edhe për sa i përket Anës, e cila nuk hezitoi t’i provokonte duke nisur me Brunon e duke vijuar me Erjonin, ndonëse ky i fundit është shfaqur tepër i afërt me Mikelën.

Pas kësaj, Erjoni ka bërë një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se me Anën ka fantazuar çdo gjë kur e shihte nga ekrani në sezonin e vitit të kaluar.

Nuk mungoi ndërhyrja e Rrushes, me të cilën konkurrentët e tjerë kanë vënë re shikime që i cilësojnë si të zjarrta.

“Me ty kam fantazuar çdo gjë. Që nga momenti i takimit të parë deri tek momentet intime.”- ka thënë Erjoni

“Ama janë vetëm fantazi.”- ka ndërhyrë Rrushja.

Rikujtojmë se marrëdhënia Rrushe-Erjon u diskutua ditën e djeshme për flirte të mundshme me njeri-tjetrin, dhe për shikimet që i kanë dhënë njeri-tjetrit.

Rrushja ka pyetur Erjonin nëse i ka ndjerë këto shikime dhe ai e mohoi. Në atë moment ndërhyri Mikela duke thënë që e ka vënë re edhe në prapaskenë mënyrën se si shkëmbejnë shikime me njëri-tjetrin.

Rrushe: Nuk kam pasur shikime të zjarrta me Erjonin, por për të nuk e di.

Erjoni: Edhe djemtë e tjerë ma kanë shprehur se keni njëfarë kimie, komunikimi kur jeni afër, por nuk di çfarë përgjigje të them.

Rrushe: A e ke ndjerë që të kam parë me shikim të zjarrtë?

Erjoni: Jo.

Mikela: Unë të njoh kur ja fut kot dhe kur përgjigjesh seriozisht. Përgjigju tamam.

Erjoni: Ku e di unë.

Mikela: Të ka mbetur gjë peng?

Erjoni: Çfarë ke parë?

Mikela: Kam parë shumë backstage. Unë jam duke të parë ty, ti je tek ajo.

Rrushja dhe Erjoni njihen që më përpara dhe sipas të dyve kanë pasur flirt me njëri-tjetrin, por asgjë më shumë megjithëse në studio edhe publik aludohet se mund të kenë pasur diçka më shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]