fbpx

Me ushtrime parandaloni të ënjturat e këmbëve

nga Revista Kosovarja

Ndryshimi i kohës, rritjet e temperaturave dhe ushqimi i njelmët janë fajtorët kryesorë për ënjtjet e këmbëve.

Për ta zbutur një gjendje si kjo, ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime fizike. Marrja me sport ka ndikim të shumëfishtë pozitiv, sepse stimulon qarkullimin e gjakut. Ecjet, “pilates” dhe noti janë një trio e dobishme.

Më së miri të ecni nëpër terrene të rrafshëta. Nga ana tjetër, ushtrimet “pilates” forcojnë muskujt e këmbëve derisa noti po ashtu është shumë i dobishëm. Në fakt, uji ndikon si një masazh për trupin dhe nxit drenimin e gjëndrave limfatike. Edhe ngasja e biçikletës po ashtu ka vetitë pozitive. Kështu nxitni qarkullimin e gjakut nëpër vena.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]