Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se këtë të premte do të publikojë këngën e saj më të re.
Ajo ka bashkuar forcat sërish me DJ-in e famshëm, David Guetta, për të sjellë remiksin e këngës së famshme “Blue”, e kënduar në versionin origjinal nga Eiffel 65.
Krejt kjo erdhi nga kërkesa e madhe e fansave, pasi Bebe Rexha publikoi një demo të këngës në TikTok, e cila u bë virale dhe kërkesat për publikimin e versionit të plotë ishin enorme.
E teksa po bëhet gati ta publikojë të premten, 32-vjeçarja u kujdes që të promovojë pak nga kënga e saj e re, në një video të publikuar në TikTok.
Ajo u shfaq e veshur me tuta të zeza në videon e ndarë me ndjekësit, ku nuk hezitoi që par kamerës të vinte në pah trupin e saj.