fbpx

‘Mediaset’ i dedikon artikull Jori Dellit

nga Revista Kosovarja

Media italiane ‘Sport Mediaset‘ ka shkruar për modelen dhe ish-banoren e “Big Brother VIP” Jori Delli në një nga rubrikat e saj. Kjo media i ka kushtuar vëmendje modeles shqiptare, duke e cilësuar një tifoze speciale të Milanit.

‘Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani‘- shkruhet në artikull, ku bashkangjitur janë fotot e Jorit.

“Jori Delli, modelja italo-shqiptare e pasionuar pas Milanit”-shkruhet në titull.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]