fbpx

Mediat britanike shkruajnë për videoklipin e reperit shqiptar

nga Revista Kosovarja

Reperi shqiptar me banim në Mbretërinë e Bashkuar, OG Merks, ka ngjallur reagime të shumta me videoklipin e tij të radhës.

Në video ai shihet duke e goditur ekranin e televizionit ku shfaqet Ministrja e Brendshme Suella Braverman duke folur për migrimin ilegal.

Ai ngacmon veprimet e qeverisë britanike që godasin kontrabandistët e njerëzve dhe abuzimin e supozuar me ligjet modern të skllavërisë, sipas The Telegraph.

OG Merks, emri i së cilit është Bledar Ramaj, shihet në video bashkë me burra që bartin balaklava, duke përdorur një makinë banke për t’i numëruar pirgjet me kartëmonedha njëzetfuntëshe.

Medium i famshëm britanik, The Telegraph, ia ka dedikuar një lajm OG Merksi dhe videoklipit të tij të ri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]