fbpx

Meghan dhe Princ Harry blejnë vilë luksoze në Malibu

nga Revista Kosovarja

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle kanë vendosur të blejnë një vilë mjaft luksoze kohët e fundit.

Vila ndodhet në Malibu, në një prej lagjeve më të pasura të Los Angeles-it.

Vila e cila mendohet se kushton 15 milionë dollarë, ka qenë në pronësi të Mel Gibson.

Kjo pronë ka 2 pishina, 5 dhoma gjumi, palestër etj.

Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar ende nga agjencia që ka bërë shitjen.

Kujtojmë se Princ Harry dhe Meghan njoftuan hapjen e fondacionit të bamirësisë Archiewell, i cili do të nisë punën pas përfundimit të situatës nga Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]