fbpx

Meghan Markle e pamëshirshme me familjen mbretërore që prej fillimit

nga Revista Kosovarja

Sa e sa kanë folur për Meghan Markle, e akoma flitet për të. Një dokumentar i ri ka nxjerrë në pah edhe njëherë detaje të hershme nga jeta në pallatin mbretëror e Meghan Markle, e cila paska qenë përherë e papëlqyer në familjen e njohur.

Sipas ekspertit mberëtror, Penny Junor, Meghan nuk e ka fshehur kurrë natyrën e saj të vërtetë dhe ka pasur një qëllim të saktë në kokë që e ka nxjerrë që prej fillimit.

Nga burime shumë pranë pallatit kanë qarkulluar përherë histori që lidheshin me ish-aktoren dhe që kanë qenë tregues të natyrës së saj të vërtetë. Aq keq është sjellë ajo saqë një herë William ka reaguar ashpër me fjalët: “Ajo grua e mallkuar sillet shumë keq me stafin tim. Është kaq e ligë”.

Më vonë edhe akuza publike nga princi e mbështeti dhe njëherë idenë se Meghan e bullizonte stafin.

Me pak fjalë marrëdhënia e Meghan dhe familjes, nuk ka qenë kurrë në rregull. E fundi i saj dihej që do ishte ky, i zhurmshëm dhe me plot material për të folur e gjithë bota./revistawho/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]