fbpx

Meghan Markle në qendër të një skandali të pazakontë – gjithçka nisi për shkak të një reçeli!

nga Revista Kosovarja

Meghan Markle lançoi, nën emrin e markës së saj, një reçel mjedre për të cilin tha se ishte bërë në shtëpi, por u zbulua se produkti, në fakt, ishte prodhim industrial. Markle pretendon se reçeli që shitet për 6.50 paund kavanoz, bazohej në një recetë që ajo e krijoi në shtëpi.

Ama, sipas raportimeve të fundit, reçeli nuk është i saji, por është prodhuar në një fabrikë në Illinois, më shumë se 2,000 milje larg nga Montecito, Kaliforni.

“Janë më të rrezikshme se ato të trupit…”/ At Nikolla zbulon kur është tunduar për herë të fundit: 4 muaj para se të…

Edhe pse një video e përzierjes së frutave që zien në kuzhinën e Dukeshës u nda në Instagram, reçeli është bërë nga një kompani amerikane që prodhon edhe çajrat bimorë që shiten nën markën e Meghan. E njëjta fabrikë është gjithashtu përgjegjëse për mjaltin tjetër të luleve të portokallit të Markle, të cilin ajo e shet për 21 paund kavanozi. Deri më tani, as Meghan Markle dhe as Princi Harry nuk kanë dalë publikisht për të folur për këtë temë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]