Megi Pojani vazhdon të pëlqehet gjithnjë e më shumë nga fansat e saj, teksa është aktive me postimin e fotografive që vënë në plan të parë dukjen e saj.
Bukuroshja ka bërë një ndryshim në dukjen e saj duke u shfaqur me gërsheta dhe fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale kanë marrë pëlqime të shumta.
“Dy vite i mendova t’i bëj, mos t’i bëj këto gërsheta. Është një kohë shumë e gjatë kur e mendon. Sa gjëra u bënë këto dy vjet”.

“Mund edhe t’i kisha bërë këto gërsheta. Sepse gërshetat nuk ishin kurrë problemi. Mbase mungesa e gërshetave ishte…”, është mbishkrimi i një fotografie të shpërndarë në IsntaStory.