Të martën, në vendin më të shenjtë për myslimanët, ndryshe nga vitet e tjera, u panë vetëm disa zyrtarë dhe punëtorë, të cilët po i bënin përgatitjet e fundit para pelegrinazhit vjetor të haxhillëkut.
Në vend të 2.5 milionë besimtarëve që ishin në haxhillëk vitin e kaluar, këtë vit ceremoninë do të mund ta kryejnë vetëm rreth një mijë persona për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan “The Guardian”.
Persona e përzgjedhur për ta kryer haxhillëkun këtë vit janë testuar për koronavirus dhe janë vetizoluar në dhomat e hoteleve në Mekë.
Amr Al-Maddah, zyrtar kryesor për planifikim në Minsitrin e Haxhit, po ofron ndihmë për ta përdorur teknologjinë më të re në haxhillëk, përfshirë skanderët termalë dhe përdorimin e kartelave elektronike të identifikimit.
Myslimanët në mbarë botën do ta festojnë festën e Kurban Bajramit të premten, më 31 korrik.