fbpx

Melihate Tërmkolli tregon kë e ka person të zemrës

nga Revista Kosovarja

Anëtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, e ftuar në emisionin Natë Vere në T7, ka folur për personin e saj të zemrës.

Personi i zemrës për Melihate Tërmkollin është dikush brenda familjes së saj, shkruan Express.

“Person të zemrës dhe pak më përtej ndoshta, mbesa ime”, është shprehur Tërmkolli.

“Natyrisht të zemres i kam të gjithë familjen, por mbesën e kam pak më afër”, tha ajo.

Ndër të tjera, Tërmkolli tregoi se ka pasion leximin e librave.

“Leximi është ushqim i trurit”, tha Tërmkolli ndër të tjera.

Por “s’lexoj sa Albini”, tha ajo me shaka për kryeministrin Albin Kurti.

“S’mund të pretendosh me qenë në politikë dhe të jesh larg rrjedhave edhe në letërsi, shkencë e filozofi. Janë të gjitha pjesë që e kompletojnë një personalitet”, theksoi ajo.

Ajo tregoi se edhe në rastet më të vështira kanë qenë librat ato që e kanë ndihmuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]