fbpx

Melinda Ademi thumbon këngëtaret shqiptare: Duken të gjitha si unë, a jeni shkuar te mjekët me foton time?

nga Revista Kosovarja

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është pjesë e estradës prej disa vitesh.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Pika Pika” ka bërë disa video në InstaStory, ku ka akuzuar koleget e saj për kopjim.

26-vjeçarja thekson se në vitin 2018 estrada shqiptare dukej më ndryshe, gjersa tani krejt duken sikurse ajo.

“Çfarë po më duket ekstrem qesharake kështu në 2018 krejt estrada shqiptare është dukur ndryshe, e në ditët e sotme 2022 po duken të gjithë si unë, a jeni shkuar te mjekët me fotografinë time, apo çfarë është bërë kështu”, u shpreh Melinda.

“Realiteti është realitet, mos u prekni vetëm shikoni fotot para dhe pas dhe do e shihni se çfarë po them, sepse jam e vërteta në këtë në rregull”, tha ajo.

Sidoqoftë, nuk ka përmendur ndonjë emër se për kë gjegjësisht bëhej fjalë, edhe pse konsiderohet si rivale e Taynës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]