fbpx

Melinda e përmendi, reagon Elvana!

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Melinda Ademi me intervistën e saj në “NIN” të Klan Kosova ka pushtuar rrjetet.

Ajo është komplimentuar për sinqeritetin dhe emocionin që transmetoi përmes rrëfimit të saj ekskluziv.

E buja e intervistës ka mbërritur deri tek koleget e saj.

Për përgjigjen në “Haje ose thuaje” të Melindës, ka reaguar Elvana, e cila ishte e përzgjedhura e reperes si këngëtarja e preferuar e saj nga diskografia shqiptare.

“Shumë dashuri për ty. Vazhdo kështu” – është shprehur Elvana në anglisht.

Se a do të ketë ndonjë bashkëpunim në mes dy vajzave, kjo ende nuk dihet, por ne të shpresojmë për diçka të tillë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]