Andi dhe Melisa janë çifti i vetëm që janë akoma bashkë nga “Për’puthen” edhe pse ata u lidhën jashtë programit.
Në një bisedë me ndjekësit në “Instagram” mes tjerash Andi u pyt se si e duron faktin që Melisa dilte me të tjerë në program pasi ai kishte dalë nga aty.
Kjo pyetje të cilën Andi ka vendosur ta bëjë publike ka revoltuar Andin, i cili është përgjigjur përmes një videoje.
“Sepse njerëz të dashur dhe ti djalë apo vajzë e dashur, asnjë gjë nuk është i vërtetë nga ai emision çdo gjë është fallco kaq një gjë se kuptoni? Pse jemi ne çifti i vetëm që kemi dalë nga ai emision dhe kemi rezistu akoma dhe u përputhëm jashtë”, tha Andi me një ton të zërit të lartë duke treguar se këto pyetje si duket e kanë lodhur.
Andi ka qenë ndër të parët edhe pas ndodhisë me Tean që doli kundër produksionit duke folur për (mos) vërtetësinë e këtij programi dhe “luftën” kundër tyre si duket po e vazhdon akoma.