fbpx

Meliza Haradinaj e krahason rastin e saj me një nga padrejtësitë më të mëdha juridike në histori

nga Revista Kosovarja

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka krahasuar rastin e saj për akuza të blerjes së votave nga bashkëshorti i saj në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me aferën “Drejfus”.

Haradinaj-Stublla një krahasim të këtillë e ka bërë në llogarinë e saj në ‘Twitter’.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave në disa vendvotime. Si rrjedhojë e ri-numërimit, sipas publikimit të rezultatit përfundimtar të certifikuar nga KQZ-ja, e njëjta ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
“Aferë e stilit Alfred Dreyfus!”, thuhet në postimin e saj.

Rasti “Drejfus” ishte një skandal politik që ndau Republikën e Tretë Franceze nga 1894 deri më 1906-ën. Më 1894-ën, kapiteni Alfred Dreyfus u dënua për tradhti. Dreyfus ishte oficer artilerie franceze alsate 35 vjeçar me origjinë hebraike. Ai u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën për komunikim të sekreteve ushtarake franceze në Ambasadën Gjermane në Paris dhe u burgos në “Ishullin e Djallit” në Guianën Franceze, ku kaloi gati pesë vjet heqje lirie.

Më 1896-ën, përmes një hetimi të nxitur nga Georges Picquart, kreu i kundër-spiunazhit, identifikoi si fajtor një major të Ushtrisë Franceze me emrin Ferdinand Walsin Esterhazy.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]