fbpx

Memli Krasniqi e konfirmon se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe për kandidatët e komunave të tjera.

“Shumica dihen, ka me qenë Agim Aliu për Ferizaj, Shaqir Totaj për Prizren, Ferid Idrizi për Vushtrri…”, u shpreh Krasniqi në T7.

“Kemi situata në degë te caktuara ku munden me qenë dy apo më shumë kandidatë”, shtoi ai.

“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë, jo vetëm ne në PDK, por edhe qytetarët që janë duke e kërku. Në kuptimin formal Urani do ta shpallë kandidaturën e tij shpejt, e s’po ja prishim me folë më shumë për atë shpallje”, tha Krasniqi.

“Në Mitrovicë nuk do të jetë Bedri Hamza, besoj që kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, tha Krasniqi për Mitrovicën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]