fbpx

Memli Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen masive që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe

nga Revista Kosovarja

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që po i kanë dhënë PDK-së në këto 11 ditë të para të fushatës.

Krasniqi, është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.

“Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]