Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar mërgimtarët që të të regjistrohen përmes platformës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e ardhshme.
KQZ sot ka hapur procesin e regjistrimit të bashkatdhetarëve të cilët dëshirojnë të votojnë në ambasadat dhe konsullatat e shtetit, si dhe përmes postës, në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
“Partia Demokratike e Kosovës, përmes strukturave të saj në mërgatë, do të jetë e angazhuar dhe në dispozicion të plotë për të ndihmuar e lehtësuar këtë proces për bashkatdhetarët tanë. Vetëm bashkë, duke votuar Bedri Hamzën për Kryeministër, mund ta rikthejmë atdheun tonë të përbashkët, Kosovën, në kursin e zhvillimit dhe integrimit”, ka shkruar Krasniqi.
Afati i regjistrimit përfundon më 26 dhjetor.