fbpx

Memli Krasniqi i përgjigjet Abdixhikut: Unë flas në emër të 24 deputetëve, mua më takon me i kërku edhe votat – Jam i bindur që i bë votat

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai i është përgjigjur një deklarate të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte thënë se ‘Krasniqi të flas për 24 deputetët e PDK-së”.

Krasniqi tha se si propozues i Qeverisë të opozitës, PDK-së si parti e dytë i takon t’i kërkojë votat e të gjithëve, përfshirë edhe ato të LDK-së.

“Unë nuk kam thënë asgjë që nuk ia kam thënë Abdixhikut vet, dhe po e përsëris unë flas për 24 deputetët e PDK-së, ama nëse mua më takon si PDK, si parti e dytë – propozimin që e kam dhënë për Qeverinë e opozitës, ku mandatar është Bedri Hamza, më kërkon me ia kërku edhe Lumir Abdixhikut 20 vota, edhe Ramush Haradinajt 5, edhe Fatmir Limajt 3”.

“Po e përsëris, unë jam i bindur që i bëjë numrat”, tha Krasniqi, duke shtuar me shumicën e deputetëve të pakicave etnike ka raporte.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]