fbpx

Memli Krasniqi kujton sulmet e 11 shtatorit: Ndajmë dhembjen me popullin amerikan

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se kjo goditje e madhe për SHBA-të e fuqizoi edhe më shumë luftën kundër terrorizmit.

“Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!”, shkruan Krasniqi.

Lideri i PDK-së thotë se sot qëndron pranë popullit amerikan, për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta.

“Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova. Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, shkruan Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]