fbpx

Memli Krasniqi: Me Ali Numanajn do t’i japim fund keqqeverisjes në Istog

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Istog, ku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, shpalosën programin e PDK-së për zhvillimin dhe kthimin e mirëqenies dhe perspektivës në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se për dy dekada me radhë, në Istog ka stagnuar çdo gjë, si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit e nepotizmit.

“Andaj me 17 tetor, qytetarët e Istogut duhet të bashkohen pa dallime partiake për të zgjedhur një kryetar të ri dhe me vizion, që siguron një të ardhme më të mirë për secilin, në veçanti për të rinjtë. Këtë të ardhme e kanë të sigurt me PDK-në dhe Ali Nimanajn kryetar komune.”, shkruan ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]