fbpx

Memli Krasniqi me fjalë të përzemërta në ditëlindjen dhe pensionimin e nënës

nga Revista Kosovarja

I pari i “PDK”-së, Memli Krasniqi, sot në hapësirat e tij në rrjete sociale ka sjell diçka të ndjeshme e personale, krejt jashtë politikes.

Memli, ka ndarë me ndjekësit një foto ku shihet pranë të ëmës, të cilën e uron me rastin e ditëlindjes dhe pensionimit, shkruan “Kosovarja”.

“Urime ditëlindja dhe pensionimi, nënë!

Pas gati 46 viteve në shërbim të qytetarëve më në nevojë, si infermiere anesteziste, nëna ime Edibja, sot shënon ditëlindjen e 65-të, njëkohësisht edhe ditën e fundit të punës në QKUK.

Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo – që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh.

Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne.

Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar! ❤”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]