Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, sot kishte një urim të veçantë për bashkëshorten e tij Melizën, e cila sot feston ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.
“Urime ditëlindjen, dashnia e jetës time! – ka shkruar ai sipër fotografisë të cilën e postoi në Instagram ku shihet bashkë me gruan, Melizën.
Ju kujtojmë se zonja e parë e ‘PDK-së’ është ndër zonjat intelektuale e të ngritura në vend.
Ajo punon në Institutin Albanologjik të Kosovës dhe ka një karrierë të bujshme tashmë dhe të njohur për opinionin e gjerë jo vetëm shqiptar.