fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Memli Krasniqi në Zvicër: Bashkë do ta jetësojmë vizionin tonë për transformimin e Kosovës; Ragip Xhaka zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryetari Memli Krasniqi në Zvicër: Bashkë do ta jetësojmë vizionin tonë për transformimin e Kosovës; Ragip Xhaka zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër

Aargau, 14 maj 2022 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot në Aargau të Zvicrës, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, pas një pune disa mujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Zvicër kudo ku jetojnë shqiptarët.

Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi falënderoi bashkatdhetarët për pritjen madhështore duke thënë se mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qysh para gati 30 vitesh tashmë, pikërisht këtu në Zvicër, liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, bashkë me ju e shumë atdhetarë të tjerë si ju, kanë qenë duke punuar ditë e natë, për ta ngritur UÇK-në e përmes saj, lirinë e Kosovës. Prandaj, ne nuk harrojmë të shprehim respektin e thellë dhe mirënjohjen e përjetshme për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në arritjen e lirisë dhe ngritjen e shtetit tonë të pavarur.”, tha ai.

Krasniqi tha se mërgata ndër vite është bërë për shtyllë për shoqërinë duke ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe duke ndërtuar fizionominë e saj.
“Por, çka është më e rëndësishmja, ju e keni sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit kosovar, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës, e fushave të tjera këtu në Zvicër. Po ashtu, plot ndërmarrës e biznesmenë të suksesshëm që janë bërë shembull i punës e përkushtimit në Zvicër, na nderojnë edhe neve në Kosovë. Na bën krenarë fakti se ju në Zvicër, jeni integruar në këtë shtet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që ju lidhë me Kosovën, me kombin tonë dhe njerëzit tuaj atje. E po aq shumë krenohemi me të rinjtë e të rejat që janë arsimuar e po arsimohen, e të cilët, përveç që janë bërë kampionë në punë në shumë drejtime, tash kanë filluar me qenë pjesë erëndësishme e drejtimit të shtetit zviceran në shumë nivele.”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Krasniqi tha se nëse ka një parti në Kosovë që ka për çfarë të krenohet, ajo është PDK-ja, sepse nuk e ka ndalur asnjëherë punën, përkundër përpjekjeve për ta sabotuar dhe penguar.

“Prandaj, rikthimi ynë në mërgatë nuk është rikthim i as përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Sot nuk po përfundon asgjë. Po përmbyllet një punë e jashtëzakonshme për të cilën dua ta falënderoj personalisht dhe individualisht secilin që ka kontribuar që nga dita e parë që ka filluar ky angazhim e deri sot, të gjithë juve që jeni organizuar anë e mbanë Zvicrës, nëpër të gjitha kantonet dhe të gjithë juve që keni ardhur sot si delegatë, për të përfaqësuar vullnetin politik të kolegëve tuaj që ju kanë deleguar këtu. Po e them sot asgjë s’do të përfundojë. Përkundrazi! Sot po nis një fillim i ri i angazhimit tonë të madh në Zvicër. Në çdo kanton e qytet. Bashkërisht. Për vendin tonë, për shtetin tonë dhe për të ardhmen tonë.”, shtoi ai.
Kryetari i PDK-së tha se ky mision i partisë nuk mund të arrihet vetëm, dhe këtu nuk ka dallim mes atyre që jetojnë në Kosovë dhe jashtë saj, sepse dashuria për Kosovën është e njëjtë.

“Ju ftoj që të hapeni e t’i jepni hapësirë PDK-së dhe strukturave të saj që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për Republikën e Kosovës, e cila për të gjithë qytetarët është mundësi dhe për të gjithë të rinjtë e të rejat do të bëhet perspektivë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka.

Dilemë së kush mund ta prodhojë një të ardhme prosperuese nuk duhet të ketë. Këtë do ta bëjmë së bashku, si bashkëkombës e bashkatdhetarë, nën vlerat, vizionin dhe siglën e Partisë Demokratike të Kosovës.”, theksoi Krasniqi.
Nga shteti mik i Zvicrës, punimet e Kuvendit të Degës i nderoi me praninë e saj deputetja e Parlamentit të Konfederatës së Zvicrës, Marianne Binder-Keller.

Ajo tha se organizimi kaq i madh i Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër i shërben bashkimit të qytetarëve dhe organizimin e tyre në aktivitete të ndryshme shoqërore.

Deputetja Marianne Binder-Keller tha se shteti i Zvicrës do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin e Kosovës dhe do ta thellojë bashkëpunimin në gjitha fushat.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica,gjatë fjalës së tij tha se mërgata është pjesa më e rëndësishme e të gjitha proceseve, të cilat janë zhvilluar në hapësirën shqiptare.
Sipas Reçicës, pa kontributin, pa angazhimin dhe pa mbështetjen e mërgatës, Kosova nuk do të mund të çlirohej e të zhvillohej.

“Mërgata ka kontribuar dhe kontribuon në lidhjet mes shteteve tona, mes shtetit të Zvicrës, të cilin e falënderoj shumë dhe jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe për strehimin që ua ka bërë njerëzve tanë. Por, njëkohësisht e falënderoj shumë për mundësitë që ua ka krijuar që sot mërgata jonë të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Konfederatës së Zvicrës.”, tha Reçica.

Ai theksoi se asnjë çështje me rëndësi dhe me vlerë për Kosovën, nuk do të kalojë pa u diskutuar me mërgatën dhe se PDK do të përpiqet që të krijojë kushte që afaristët nga mërgata të kontribuojnë në Kosovë.

Pas pjesës së parë ceremoniale, Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër vijoi me zgjedhjet e strukturave udhëheqëse, ku me një proces fer e demokratik, me shumicën e votave të delegatëve, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër u zgjodh Ragip Xhaka, një aktivist i kahershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh babai i dy prej sportistëve më të mirë shqiptarë, Granit e Taulant Xhaka.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër sot ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe më pas do të vijojnë edhe zgjedhjet për Kryesinë e Degës.


Etiketa: Memli Krasniqi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Shkarkohet Konsulli i Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi: Gërvalla kërkoi largimin e flamurit të UÇK-së nga zyra

2 orë më parë
Aktuale

I jepet lamtumira e fundit mjekut nga Gjakova

4 orë më parë
Aktuale

Klinikën e Onkologjisë e merr uji, pacientët mbesin pa shërbim

5 orë më parë
Aktuale

Dyshohet se dhjetëra banorë të Kaçanikut u helmuan nga uji i pijes

6 orë më parë
Aktuale

Kurti emëron zëvendësministrin e ri të Kulturës

7 orë më parë
Aktuale

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezentuar nga Von Cramon

7 orë më parë
Postimi tjetër

Çifti i turistëve denoncojnë stafin e hotelit spanjoll që i filmonin në momentet intime

Pasi i tha Unikkatili “ta ha zemrën”, fansi alivanohet në krahët e reperit

'Kam gjetur dashurinë' Stefi në një lidhje te re pak vite pas humbjes së gruas

TË FUNDIT

E dini çfarë ndodh nese hani ushqim në këmbë

16 minuta më parë

Shumë njerëz mendojnë se të hash ushqim ndërkohë që qëndroni në këmbë, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Në fund...

Ja çfarë duhet të bëni pas lodhjes dhe depresionit gjatë verës

31 minuta më parë

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të...

Mos e lini tualetin tuaj pa peshqir të lagur

46 minuta më parë

A e dini se nëse përdorni peshqirë të lagur jeni në rrezik të menjëhershëm? Shëndeti juaj duhet të jetë mbi të gjitha dhe mos e...

A jeni të varur nga sheqeri? Këta çajra do të iu ulin dëshirën për ëmbëlsira

1 orë më parë

Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë...

Adelina Tahiri fillon pushime të reja

1 orë më parë

Adelina Tahiri këtë verë duket se po e shijon pa fund me pushime të shpeshta. Para pak javësh ajo përfundoi...

Ja i t’i shkëlqeni flokët e ngjyrosur dhe natyralë me sodë buke

2 orë më parë

Nëse dëshironi që fillimisht të hiqni qafe pjesën tjetër të bojës që e keni në flokë apo të çelni ngjyrën...

MË TË LEXUARAT

Rama: Kanabisin do e legalizojmë, ndoshta edhe për përdorim personal

5 arsyet pse nuk duhet të hamë kurrë fruta të papjekura

E dini çfarë ndodh nese hani ushqim në këmbë

Veshja në verë: E zeza thith më shumë rreze dielli

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë pas moshës 40 vjeçare

Nëse u përkisni këtyre 3 shenjave, marrëdhënia juaj mund të marrë fund në korrik

Shkencëtarët zbulojnë shkaktarin gjenetik që mund të kurojë rënien e flokëve

Sallatë me rrika dhe vezë

Vlora Lota frizerja me emër në Zvicër që klientët udhëtojnë qindra kilometra për të

Bebe Rexha provokon në imazhet e reja me poza joshëse nga kuverta e jahtit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist