fbpx

Memli Krasniqi: Qytetarët e Vushtrrisë po e mbështesin Ferit Idrizin për ta nxjerrë këtë komunë në tjetër nivel zhvillimi

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Vushtrri, ku me kandidatin për kryetar, Ferit Idrizin, kanë vizituar disa biznese në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se qytetarët e Vushtrrisë, pa dallime politike, po e përkrahin vizionin e Ferit Idrizit, sepse ai ka prioritet zhvillimin ekonomik, i cili parasheh krijimin e Zonës Ekonomike dhe krijimin e lehtësirave administrative për bizneset.

“Qytetarët e Vushtrrisë janë më se të vendosur që me 14 nëntor të sjellin ndryshimin në komunën e tyre, për t’i dhënë fund keqmenaxhimit katër vjeçar të saj dhe qeverisjes degraduese. Ata i kanë tejkaluar dallimet partiake dhe po e mbështesin Ferit Idrizin, për ta nxjerrë Vushtrrinë në tjetër nivel nga 14 nëntori. Sepse fokusi i Ferit Idrizit si kryetar është bashkëqeverisja me qytetarët, ndalja e korrupsionit, si dhe krijimi i vendeve të punës, në veçanti për gratë dhe të rinjtë.”, shkruan Kransiqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]