fbpx

Memli Krasniqi uron besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët islam në Kosovë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit Islam në Kosovë, do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve. Urime dhe agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti!”, ka shkruar lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]