Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar portretin familjar në llogarinë e tij në “Facebook”.
Ai bëri një dedikim të ëmbël në Ditën Ndërkombëtare të Familjes.
Përmes këtij postimi, Krasniqi uroi të gjitha familjet në Kosovë që jetojnë, veprojnë e përballojnë sfida në vendin tonë.
Gjithashtu u shpreh falënderues edhe për familjen e tij, për përkrahjen dhe dashurinë e pakursyer që i ofrojnë në çdo hap.
Postimi i plotë:
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës. Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë.Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap. Ju dua!