fbpx

“Menakon” shtëpia më e madhe e modës në Kosovë sërish numër një

nga Revista Kosovarja

“Menakon” është shtëpia më e madhe e modës në Kosovë, e para që ka sjell frymën e kreacioneve dhe koleksioneve të modës së lartë.

“Menakon” sot është në stadet më të mira të tregut dhe shitjes, jo vetëm brenda, por dhe jashtë Kosovës dhe vazhdon te jap kontribut duke ofruar vende të reja pune vazhdimisht për gjininë e bukur.

“Kërkesat vazhdimisht dita e ditës po rriten duke na bere neve qe të jemi kembngules në pikësynimin e një qëllimi madhore”, thonë në “Menakon”.

 

Të shtojmë se koleksioni i fundit i kompanisë ishte në muajin korrik dhe se shpejti do ta realizojnë edhe koleksionin e sezones së re.

E veçanta e brendit mbeten modelet unike dhe shume të kërkuara, profesionale, dhe cilësia e produktit. “Ne jemi të hapur për të gjithë, por trendi i digjitalizimit dhe roli pozitiv i influencerëve të jashtëm ndërroj kahjën nga bashkëpunimi vendor në atë të jashtëm. Starti i jashtëzakonshëm dhe shumë produktiv ishte një pikëkthesë e madhe për kompaninë dhe fal asaj pikënisje sot jemi një ndër Brendët më të njohura në industrinë e tekstilit”.

Dizenjatorja e shtëpisë së modës “Menakon”, Nadire Zymberi, është një artiste e cila di mirë të kombinojë talentin me shijen e saj unike, e cila interpreton një estetikë të pastër, qe është opsion ideal për momentet e paharruara të klientëve të saj.

Kreatorja Nadire Zymberi ka një modesti e cila reflekton dhe kur e pyet pse nuk ekspozohet si një grua e fuqishme në biznes, duke thënë se vetë prezenca e brendit të saj në treg është ekspozim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]