fbpx

Menaxheri i Taynes po kërkohet nga policia, kjo është arsyeja

nga Revista Kosovarja

Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes kosovare Tayna, po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]